Home Lajme Katër të plagosur nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

Katër të plagosur nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

2 min read
0
0
41
kujtesa

Në orët e hershme të mëngjesit të ditë së sotme, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Rinia në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Ne këtë rast katër persona kane marre plage nga arma e zjarrit dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë qe policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është ne kërkim te tyre. Nga njësitet policore ne vendngjarje janë sekuestruar tri arme zjarri qe dyshoet te jene përdorur ne këtë rast”.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…