Home Lajme Dezertojnë policët e Bolivisë, i bashkohen protestës kundër qeverisë

Dezertojnë policët e Bolivisë, i bashkohen protestës kundër qeverisë

2 min read
0
0
51
kujtesa

Policia e së paku tri qyteteve të Bolivisë e ka shpallur dezertimin dhe u është bashkuar protestave kundër qeverisë. Kjo po shihet si shenjë që një pjesë e forcave të sigurisë mund të tërhiqen nga mbështetja për presidentin Evo Morales disa javë pas kryengritjeve për shkak të rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve.

Ministri bolivian i mbrojtjes, Javier Zavaleta, tha të premten se shteti nuk do të ndërmarrë masa ushtarake kundër policëve të përfshirë në dezertim dhe se qeveria nuk do ta mobilizojë ushtrinë, ndonëse dhjetëra mijëra protestues i mbushën rrugët në mbarë vendin.

Ministri i brendshëm, Carlos Romero, tha se në këtë shtet po zbatohet një strategji për puç dhe e la të hapur mundësinë që të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës politike, ku protestuesit po e kërkojnë dorëheqjen e presidentit Morales nën akuzën për mashtrim në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në tetor.

Policët e qytetit më të madh, Santa Cruz, i cili është bastion i opozitës, njoftuan se do t’i bashkohen dezertimit të nisur nga policët e qytetit Cochabamba. Policë të uniformuar u panë duke e valëvitur flamurin shtetëror mbi kulmin e stacionit policor në Santa Cruz.

Ndryshe, së paku tre persona kanë vdekur në përleshjet mes protestuesve kundër qeverisë dhe përkrahësve të presidentit Morales që nga zgjedhjet e kontestuara të 20 tetorit, shkruan “The Guardian”

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…