Home Lajme Në cilat komuna dolën të parat partitë politike, prinë Vetëvendosje

Në cilat komuna dolën të parat partitë politike, prinë Vetëvendosje

2 min read
0
0
68
kujtesa

Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë rënditjen e subjekteve politike, sipas numrit të komunave në të cilat ato janë renditur të parat në këto zgjedhje.

Sipas rezultateteve LVV-ja ka dalë e para në dhjetë komuna, LDK-ja ka dalë e para në tetë Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna, PDK-ja në tri, koalicioni NISMA-AKR-PD e para në vetëm një komunë, LS-ja në dhjetë komunat me shumicë serbe, KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë, shkruan Indeksonline.

– LVV-ja ka dalë e para në 10 komuna: Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit.

– LDK-ja ka dalë e para në tetë komuna: Dragash, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.

– Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik

– PDK-ja ka dalë e para në tri komuna: Drenas, Skenderaj dhe Shtime.

– Koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë: Malishevë.

Në kuadër të komunave ku shumicë janë komunitetet pakicë:

– LS-ja ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin- Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

– KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë: Mamushë, ka shkruar Cakolli.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…