Home Sport Interi synon transferimin e Florenzit, ofron mesfushorin Vecino

Interi synon transferimin e Florenzit, ofron mesfushorin Vecino

1 min read
0
0
41
kujtesa

Alessandro Florenzi është dëshira e madhe e Interit për afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi italian ka humbur vendin e titullarit te Roma, pasi trajneri Fonseca po preferon dyshen Spinazzola dhe Santon.

Neroazzurët janë të gatshëm të futën në bisedime me Romën për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit italian.

Alessandro Florenzi. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

E për të arritur deri te Florenzi, Interi është gati të sakrifikojë mesfushorin uruguaian Matias Vecino.

28-vjeçari nuk po preferohet nga trajneri i Interit, Antonio Conte dhe te Roma mund të jetë shumë i rëndësishëm.

Matías Vecino. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Kësisoj dy skuadrat pritet t’i shkëmbejnë dy lojtarët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vlera e të dyve sillet rreth 20 milionë euro dhe pritet të jetë shkëmbim i thjeshtë pasi asnjëra skuadër nuk duhet të shtojë para. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…