Home Lajme Zgjedhjet drejt qertifikimit Nuk dorëzohet asnjë ankesë në PZAP, KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare

Zgjedhjet drejt qertifikimit Nuk dorëzohet asnjë ankesë në PZAP, KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare

2 min read
0
0
50
kujtesa

Pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare.

Kjo për shkak se deri më tash asnjë ankesë nuk është parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Deksu nga PZAP.

“Ankesa nuk ka pasur në PZAP nga asnjë subjekt politik. Shpallja e rezultateve varet nga KQZ-ja”, ka thënë Desku.

Ndërkaq zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Telegrafin se sot do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet në Kosovë u vlerësuan nga vëzhguesit ndërkombëtar si të rregullta, demokratike dhe pa telashe të mëdha në ditën e votimeve.

Në bazë të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja.

Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni Qeverisës në Kosovës. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…