Home Lajme Paralajmërohen vërshime në Kosovë, bëhet thirrje që institucionet emergjente të përgatiten

Paralajmërohen vërshime në Kosovë, bëhet thirrje që institucionet emergjente të përgatiten

2 min read
0
0
47
kujtesa

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, ka thënë se duhet të merret seriozisht paralajmërimi i IHMK-së për vërshime.

Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se institucionet emergjente të Kosovës duhet të marrin me kohë masat e duhura preventive që dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla.

“Paralajmërimi i Sektorit të Hidrologjisë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për mundësinë e vërshimeve të shpejta për shkak të reshurave të shiut që do përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim, duhet të merret seriozisht nga instucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, ashtu që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla”, ka shkruar ai.

Ndryshe sot në vend po mbanë mot me shi. Sipas IHMK-së re të dendura dhe me një shkallë të lartë të lagështisë do të zhvillohen kryesisht në orët e vona të ditës.

Temperaturat mbeten të larta për muajin që jemi, minimalet do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…