Home Sport Java me penallti, Drita fiton, Ballkani e Llapi i ndajnë pikët

Java me penallti, Drita fiton, Ballkani e Llapi i ndajnë pikët

3 min read
0
0
34
kujtesa

Sot u zhvilluan tri ndeshje, që nisën në orën 13:00, në kuadër të xhiros së 14-të të Ipko Superligës së Kosovës. Llapi e ndali ecurinë prej tri fitoreve të Ballkanit, duke marrë barazim 1:1 në Suharekë, ndërsa Drita iu kthye fitoreve kundër Dukagjini dhe Drenica e mposhti Trepçën ’89.

Edhe pas barazimit me Llapin në këtë xhiro, Ballkani ende e mban kreun e Ipko Superligës së Kosovës, por epërsia ndaj Dritës është zvogëluar në tri pikë.

Ballkani 1:1 Llapi

Pasi ishin ndarë me barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar para disa xhirove në Podujevë, Ballkani dhe Llapi i ndanë pikët edhe sot në Suharekë, ku ndeshja u mbyll me barazim 1:1.

Llapi kaloi në epërsi në minutën e 33-të të ndeshjes, kur Sebino Plaku shënoi nga pika e penalltisë. Në pjesën e tij, Plaku shënoi sërish, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Golin e barazimit e gjeti Arbër Potoku në minutën e 72-të të ndeshjes. Pas këtij goli, Ballkani bëri presion mbi mbrojtjen e Llapit, që megjithatë arriti të rezistonte deri në fund dhe e mbajti një pikë të fituar nga kjo përballje.

Drita 1:0 Dukagjini

Ndërsa, kandidati tjetër për titullin e kampionit të Ipko Superligës këtë sezon, Drita, shënoi fitore kundër Dukagjinit, në mënyrë dramatike.

Drita e dominoi ndeshjen me raste të krijuara, megjithatë lojtarët e saj e patën të vështirë ta mposhtnin mbrojtjen e Dukagjinit, që i rezistoi sulmit gjilanas deri afër fundit.

Në minutën e 90-të të ndeshjes, Izair Emini e shënoi golin e fitores për skuadrën gjilanase.

Drenica 3:2 Trepça ‘89

E vetmja skuadër që arriti të siguronte fitore nga tri ndeshjet që u zhvilluan sot në orën 13:00 ishte Drenica, që shënoi fitore kundër Trepçës ’89.

Për Drenicën shënuan Arsen Syka nga penalltia (12’), Hasan Hyseni (52’) dhe Bardhi (85’), ndërsa për skuadrën mysafire shënuan Leart Emini dhe Albert Kaqiku

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…