Home Sport Java e 14-të në Superligën e Kosovës vjen sot me katër ndeshje, vëmendja tek derbit në Suharekë dhe Prishtinë

Java e 14-të në Superligën e Kosovës vjen sot me katër ndeshje, vëmendja tek derbit në Suharekë dhe Prishtinë

2 min read
0
0
66
kujtesa

Ipko Superliga e Kosovës zhvillon sot (e mërkurë) katër ndeshje të vlefshme për javën e 14-të, ku nuk mungojnë derbit.

Ethet e futbollit kosovar vazhdojnë sot me katër ndeshje, të cilat do të zhvillohet në dy orare të ndryshme.

Java e 14-të e Ipko Superligës së Kosovës zhvillohet në mesjavë, ku nga katër ndeshje që zhvillohet sot, tri luhet nga ora 13:00 dhe një nga ora 18:00.Lexo po ashtu:Formacioni më i mirë i javës së 13-të në Ipko Superligë

Nga ora 13:00 takimi më interesant pritet të jetë ai në mes të liderit Ballkanit dhe Llapit, që zhvillohet në Suharekë.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica e pret Trepçën ’89 në ndeshjen që dy klubet synojnë t’i ikin sa më shumë zonave të barazhit.

Ndeshja e fundit nga ora 13:00 është ajo në mes të Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit synojnë fitore ndaj klinasve.

Në ora 18:00 është paraparë të zhvillohet një tjetër ndeshje derbi, pasi Prishtina e pret kampionin, Feronikelin, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…