

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Kombëtares së Anglisë.
Dardanët janë nikoqir të Tre Luanëve në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Ky takim pritet me interesim të madh dhe entuziazëm nga gjithë spektri futbolldashës në Kosovës.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës
FFK tashmë ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.

Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro
/Telegrafi/