Home Lajme Dy ditët e ardhshme me shi, por ngrohtë

Dy ditët e ardhshme me shi, por ngrohtë

2 min read
0
0
41
kujtesa

Sipas parashikimit të meteorologëve gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë, do të mbajë mot jo stabil dhe me reshje shiu, por me temperatura relativisht të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorologjike sërish mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat sërish rikthehen mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, përcjell Telegrafi.

Situata meteorologjike, fillimisht parashihet të përkeqësohet në perëndim dhe veriperëndim të vendit, për të vazhduar edhe në pjesët e tjera të territorit.

Re të dendura dhe me një shkallë të lartë të lagështisë do të zhvillohen kryesisht në orët e vona të ditës, derisa pjesa e parë e ditës në pjesën më të madhe të vendit parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Temperaturat mbeten të larta për muajin që jemi, minimalet do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Në rrafshin e Dukagjinit do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 18m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, drejtimi mbetet i njëjtë, por shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s”. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…