Home Sport Conte i zemëruar me humbjen, kundërshton edhe transferimet e verës: Përveç Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë

Conte i zemëruar me humbjen, kundërshton edhe transferimet e verës: Përveç Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë

4 min read
0
0
45
kujtesa
Antonio Conte (Foto: Jorg Schüler/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte (Foto: Jorg Schüler/Getty Images/Gulive

Antonio Conte vazhdoi kundërshtimin e tij kundër strategjisë së transferimeve të Interit pas humbjes në Dortmund, duke thënë se përveç Diego Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë dhe u mungon përvoja.

Nerazzurrët ishin duke kryesuar 2-0 pas pjesës së parë, por në pjesë të dytë patën rënie të madhe duke u mposhtur 3-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Kemi shumë të kufizuar skuadrën për t’u përballur me ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon. Do të thotë se jam i kufizuar si në aspektin e numrave ashtu edhe të cilësisë”, ka thënë fillimisht Conte për Sport Mediaset

“Disa lojtarë duhet të jenë në fushë vazhdimisht dhe në planin afatgjatë, ju paguani për këtë. Jam i zemëruar, sepse kjo heq dorë nga e gjithë puna e mirë”.

Ai vazhdoi të këmbëngulë që afati i transferimeve të janarit tashmë është tepër vonë për të bërë ndryshime.

Dortmundi dhe Interi dhuruan spektakël (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

“Nuk po kërkoj asgjë nga klubi, këta janë lojtarët dhe ne shkojmë në betejë me këta lojtarë. Klubi do të bëjë vlerësimet e tij, po them vetëm se të gjithë kemi gabuar keq kur planifikuam për këtë sezon”.

“Ne jemi në një situatë emergjente me vetëm tre lojtarë të lënduar, ndërsa skuadrat e tjera kanë lëndime dhe as nuk i vërejnë”.Lexo po ashtu:

“Ne po flasim për një grup lojtarësh që, përveç Godinit, nuk kanë fituar asgjë. Është e vështirë atëherë të merresh me një situatë të vështirë”.

“Unë gjithmonë do të falënderoj lojtarët që dhanë zemrën dhe shpirtin e tyre, dhe e di se jam duke kërkuar llojin e tendosjes me të cilën disa e kanë të vështirë të merren”.

“Ne nuk mund të lejojmë që pozicioni ynë aktual në tabelë të maskojë problemet që janë atje”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…