Home Ekonomi Sot mbledhja e Qeverisë në detyrë, nuk shqyrtohet buxheti për vitin 2020

Sot mbledhja e Qeverisë në detyrë, nuk shqyrtohet buxheti për vitin 2020

1 min read
0
0
36
kujtesa

Sot është paraparë të mbahet mbledhja e qeverisë në detyrë, por jo për draft-ligjin për buxhetin e vitit 2020, por për shqyrtimin e vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me ligjin.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

“Për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë, Ministria e Financave për rendin e ditës ka propozuar: marrjen e Vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore për organizatat buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019”, tha Shahini.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Ndryshe, deri më 31 tetor, Qeveria e Kosovës do të duhej ta miratonte buxhetin e propozuar për vitin 2020 dhe ta dërgonte atë në Kuvend.

Afati i fundit kur Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës është 31 dhjetor. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Ekonomi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…