Home Lajme Kurti dhe familjarët bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit

Kurti dhe familjarët bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit

3 min read
0
0
47
kujtesa

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar, i cili ishte plot vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe palëkundur në idealin që e kishte.

Konjufca tha se sot Astrit Dehari po përkujtohet në dritën e një ekspertize të re nga Zvicra, e cila tregoi se Astriti as nuk e humbi jetën aksidentalisht, as nuk u vetëvra, por prapa kësaj ngjarjeje fshihet një krim që dorasit e tij duhet të vihen para drejtësisë.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje dhe populli shqiptar, do e kujtojnë Astrit Deharin si simbol të drejtësisë dhe se asnjëherë nuk do ndalen derisa dorasit e këtij krimi të dalin para bankave të drejtësisë.

Kurse, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton: “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak.

Ndërsa në Prizren, do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…