Home Lajme Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së

1 min read
0
0
28
kujtesa

15 minuta

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, do të protestojnë nesër në ora 11:00 para MASHT-it dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

“Qëllimi i kësaj proteste është që të shprehim pakënaqësitë tona për mos përfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim. Ne si Këshill synimin kryesor e kemi mbrojtjen e të drejtave të studentëve. Nuk do të lejojmë që të diskriminohen studentët e Fakultetit të Edukimit ku dihet së është një ndër fakultetet më me prioritet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nisja do të bëhet nga ora 10:40 nga Fakulteti i Edukimit ku studentët do të marshojnë drejt MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…