Home Auto&Tech Makinat elektrike nuk e rrezikojnë modelin Golf, Volkswagen tregon planet për gjeneratën e re të kësaj makine

Makinat elektrike nuk e rrezikojnë modelin Golf, Volkswagen tregon planet për gjeneratën e re të kësaj makine

2 min read
0
0
85

Ky prodhues gjerman, mund të sjellë edhe gjeneratën e nëntë të kësaj makine shumë të popullarizuar

Pas një pritje shumë të gjatë, me shtyrje të shumta të afateve për prezantim, imazheve të rrjedhura dhe të siguruara nga spiunët, më në fund është shfaqur modeli Golf i ri, transmeton Telegrafi.

Tani që kjo makinë nuk i ka më shumë se një javë, kanë nisur spekulimet për gjeneratën e nëntë, se nëse do të mund të arrijë ndonjëherë, shkaku i përhapjes së madhe të makinave elektrike.

Kjo për faktin se Volkswagen, është gjithashtu i fokusuar në makinat që mbushen me rrymë dhe tashmë e lansoiID.3, që është një makinë elektrike e ngjashme me Golfin.

Lars Hentschel që është një nga zyrtarët e lartë në Volkswagen, ka bërë të ditur, se “nuk ka elektrifikim të plotë deri në 2030. Do të ishte e tepërt, sigurisht se do të ketë gjeneratë të re të Golfit, jam i bindur”.

Bazuar në pretendimet e Hendschel dhe planet e Volkswagen, Golf i ri mund të arrijë deri më 2028, duke pasur parasyshë jetëgjatësinë prej shtatë vitesh të kësaj veture.

Sistemi i djegies së brendshme, do të vazhdojë të jetë brenda Golf të ri, megjithatë sistemi elektrik do të jetë i pranishëm, që të jetë në hap me makinat e kohës dhe të funksionojë sa më mirë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Auto&Tech

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…