Home Lajme LDK-ja nxjerr në tavolinë edhe postin e kryeministrit

LDK-ja nxjerr në tavolinë edhe postin e kryeministrit

2 min read
0
0
43
kujtesa

Qëndrimet publike të disa zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po sfidojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes së shpejtë për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse më të shpeshta janë deklaratat ku thuhet se mes dy partive politike ka vullnet dhe gatishmëri për të ndërtuar program të përbashkët qeverisës, megjithatë nuk mungojnë “mesazhet” se ky entuziazëm edhe mund të shkojë huq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në deklaratën e fundit ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë Qeverinë e vetme, meqë, sipas tij, sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Por, krahas këtij argumenti numrash, ai ka shkuar më tej, duke relativizuar fitoren e VV-së dhe duke kontestuar qëndrimin e kësaj të fundit se votuesi tashmë ka vendosur për kreun e Qeverisë së re.

“Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ndaj deklaratës së tij ka pasur reagime të shumta. Mes tyre është edhe ai i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Ajo që tashmë është e qartë… emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…