Home Lajme Lajmi i Fundit -Gjendet trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga Vushtrria, ai rezultonte i humbur që nga data 28 tetor

Lajmi i Fundit -Gjendet trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga Vushtrria, ai rezultonte i humbur që nga data 28 tetor

1 min read
0
0
186
kujtesa

Është gjetur trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë, ai rezultonte i humbur që nga data 28 tetor.

Trupin e pajetë të Krasniqit e kanë gjetur Forcat e Sigurisë të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

“Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…