Home Lajme Kur do t’i shpallë KQZ-ja rezultatet përfundimtare dhe çka pas shpalljes së tyre?

Kur do t’i shpallë KQZ-ja rezultatet përfundimtare dhe çka pas shpalljes së tyre?

3 min read
0
0
43
kujtesa

Po bëhet një muaj prej kur qytetarët e Republikës së Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit. Por edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, ende nuk ka certifikim rezultatesh. Madje nuk ka as shpallje të rezultateve përfundimtare.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se nuk mund të ketë rezultate nëse ka çështje të parashtruara në institucionet e tjera, PZAP apo në Gjykatën Supreme.

“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare, sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor, pasi subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate.

“Fillimisht ankesat mund të paraqiten në PZAP dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e paknaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme. Ne gjithashtu duhet të presim vendimmarrjen e tyre, të veprojmë në përputhje me këto vendime, nëse e obligojnë KQZ-në, në mënyrë që pastaj të mund të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Në fund, pasi KQZ-ja merr vendimin për certifikimin e rezultateve e njofton presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…