Home Sport Kosova në mendjen e Çekisë edhe në festën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre

Kosova në mendjen e Çekisë edhe në festën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre

1 min read
0
0
43
kujtesa

Përzgjedhësi i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy e ka festuar ditëlindjen e tij të 58-të.

Edhe Federata e Futbollit të Çekisë ia ka uruar ku në mes tjerash ka shkruar që dhurata më e mirë që mund të marrë është fitorja ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh.

“Jaroslav Silhavy feston ditëlindjen e tij sot. Trajnerit të ekipit kombëtar ne ia dëshirojmë çdo të mirë. Dhurata më e bukur që mund të marrë nga futbollistët është fitorja në ndeshjen ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh”, ka shkruar Federata çeke.

Ndryshe, Republika e Çekisë është nikoqire e Kosovës në ‘Doosan Arena’, në Plzen, më 14 nëntor në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Momentalisht në grupin A, Çekia është në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova e cila mban vendin e tretë. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…