

Lewis Hamilton e ka fituar titullin e gjashtë në Formula 1, pasi përfundoi në vendin e dytë në çmimin e madh të ShBA-së.
Shoku i britanikut nga Mercedes, Valtteri Bottas e fitoi çmimin e madh të ShBA-së, derisa Max Verstappen i Red Bullit përfundoi në vendin e treë.
Hamilton tani e ka kaluar Juan Manuel Fangion dhe ai është vetëm një titull larg për ta barazuar rekordin e legjendës Michael Schumacher që ka shtatë tituj.



What a day for @LewisHamilton in Texas
A six-time F1 world champion
Only one driver – the great Michael Schumacher – has more#USGP #F113.7K1:31 PM – Nov 3, 2019Twitter Ads info and privacy3,005 people are talking about this
Vitimi më i mirë i britaniku ishte në vitin 2018, atëherë kur regjistroi 11 fitore, 11 pole position dhe 17 fitore në podium, gjersa grumbulloi 408 pikë.
Charles Leclerc ishte konkurrenti i tij më i ashpër në këtë sezon, pasi e la Hamiltonin me vetëm katër pole position, por që ende ka kohë për ta barazuar rekordin e tij.
Pas një viti katastrofal të Ferrarit, francezi shihet si i vetmi pilot që mund të garojë kundër Hamiltonit në sezonin e ri. /Telegrafi/
