

Emra si Milot Rashica, Florent Hasani, Elbasan Rashani, e Samir Ujkani nuk janë një rastësi që tani elektrizojnë tribunat e stadioneve të ligave më të forta në Europë, shruan VushtrriaOnline.
Para së gjithash ata janë edhe një simbol i një mentaliteti dhe kulture sportdashëse që Vushtrria si qytet dhe regjion ka kultivuar vite me rradhë, një traditë sportive që i dha dhe po i jep shumë tani edhe kombëtares së Kosovës.
Të vetmet fakte që tani dëshmojnë traditën tonë sportive dhe futbollistike janë fotografite dhe kujtimet e atyre që para disa dekadash ishin pjesë e aktiviteteve sportive dhe futbllistike.
E tillë është edhe kjo foto që ka siguruar Vushtrriaonline e qëtregon gjeneratën e parë të Shkollës së Futbollit në Vushtrri të viteve 1971/1972.Vlen të ceket që themelues i kësaj shkolle ishte Xhemajl Abazi.
Në foto janë edhe gjenerata e parë e kësaj shkolle janë, nga e majta Orhan Dubovci, Shaban.. portier, Shemsedin Preteni, Naser Rexhepi, Ibrahim Zeneli, Selatin Salihu, ulur nga e majta, Fadil Lutolli, Lefter Prishtina, Shemsedin Zeneli, Rushit Preteni dhe Shemsedin Mulaku.