Home Lajme Edhe Lutfi Haziri nikoqir i Vetëvendosjes, nis takimi në selinë e LDK-së

Edhe Lutfi Haziri nikoqir i Vetëvendosjes, nis takimi në selinë e LDK-së

1 min read
0
0
45
kujtesa

Ka filluar takimi i pestë në mes të grupeve punuese për harmonizim të programit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Në takim është duke marrë pjesë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ani pse ai gjatë vikendit ka përcjellë disa mesazhe drejt partisë së Albin Kurtit, ku thoshte se emri i kryeministrit të ardhshëm do të kalojë nëpër zyrat e LDK-së.

Këtyre deklaratave i është përgjigjur edhe VV-ja.

Sot, ndërkaq, dy partitë do të diskutojnë për arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Takimi LDK – VV po mbahet në zyrat qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë. /GazetaExpress/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…