Home Sport Çekët i japin dimension gjeopolitik ndeshjes me Kosovën

Çekët i japin dimension gjeopolitik ndeshjes me Kosovën

2 min read
0
0
40
kujtesa

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri te ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës, që pritet të vendosë se cila prej këtyre dy përfaqësueseve do të kualifikohet në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Te Kosova ndeshja po shikohet vetëm në aspektin sportiv dhe ka shpresë të madhe për sukses dhe për kualifikim në “Euro 2020”. Për nikoqiren, Çekinë, ndeshja që do të luhet në mbrëmjen e 14 nëntorit në qytetin Plzen nuk e ka vetëm aspektin sportiv, shkruan sot “Koha Ditore”.

Takimi pritet të jetë sfidë për organet e sigurisë së Çekisë. Ka drojë tek autoritetet çeke që ndeshja mund të shfrytëzohet nga grupet çeke të tifozëve për të promovuar qëndrimet anti-Kosovë, përkatësisht të Kosovës si pjesë e Serbisë.

Ka kohë që grupe të caktuara të tifozëve në Çeki kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe shfaqin herë pas here pano anti-Kosovë e po ashtu bëjnë thirrje kundër Kosovës.

Ndeshja ndaj Kosovës shihet si rast shumë i mirë për ato grupe, por autoritetet në Çeki janë të bindura se po i marrin të gjitha masat që ndeshja të ketë rrjedhë normale. Masa të shumta janë ndërmarrë tashmë për ecuri normale të takimit me shumë peshë edhe në rrafshin sportiv.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…