Home Uncategorized Aktivitete me rastin e 30-vjetorit të rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Aktivitete me rastin e 30-vjetorit të rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

1 min read
0
0
48
kujtesa

Me rastin e 30-vjetorit të rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nesër, me datë 2 nëntor 2019, Shoqëria Lëvizja Shoqatat e Familjeve të dëshmorëve dhe Shoqata e të burgosurve politikë. në nderim të veprës së tyre do të mbajë disa aktivitete.

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës, ku do të bëhen homazhe tek obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia.

Ndërsa në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, do të bëhen homazhe te përmendoret e heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në ora 14:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Dhe në ora 17:00, do të mbahet akademi përkujtimore te Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…