Home Sport Prishtina pëson humbje të thellë nga Besiktasi

Prishtina pëson humbje të thellë nga Besiktasi

1 min read
0
0
51
kujtesa

21 minuta

Kampionia në fuqi e Kosovës, Mabetex Prishtina ka pësuar humbje me rezultat të thellë nga Besiktasi.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të grupeve të Fiba Europe Cup i ka takuar gjigantit nga Stambolli me rezultat 58:95.

Mysafiret nga Turqia ishin më të mira në parket që nga fillimi i takimit, derisa çerekun e parë e mbyllën me epërsi 20:32, e formën e mirë e vazhduar edhe në çerekun e dytë ku në pushim shkuan pranë rezultatit 35:53.

Edhe në dy çerekët e fundit të ndeshjes mysafirët dominuan, derisa e mbyllën takimin me 33 pikë epërsi 58:95.

Yvone Anderson me 22 pikë ishte basketbollistja më meritore për fitoren e Besiktasit.

Ndërkohë tek skuadra kosovare më efikasja në ndeshje ishte Imra Konjusha me 20 pikë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…