Home Lajme Nis takimi i katërt me radhë mes LDK-së dhe LVV-së

Nis takimi i katërt me radhë mes LDK-së dhe LVV-së

1 min read
0
0
47
kujtesa

Ka nisur takimi i katërt i grupeve punuese të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi është duke u zhvilluar në selinë kryesore të Vetëvendosjes, transmeton Telegrafi.

Në takimin e fundit të dy partive është diskutuar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi.

Pas përfundimit të takimit pritet që të ketë edhe deklarime për media nga LDK dhe LVV.

Takimi i grupeve punuese LDK dhe LVV (Foto: Ridvan Slivova)

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga shpallja e rezultatit preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, janë në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…