

Juventus . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Juventusi ka arritur ta mposht Genoan, duke e shënuar golin e fitore vetëm në kohën shtesë nga pika e bardhë me Cristiano Ronaldon për 2-1.
Zonja e Vjetër e filloi ndeshjen ne sulm duke i radhitur rastet me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon, por që nuk arritën të shënonin.
Për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 36-të e ndeshjen kur Leonardo Bonucci shënoi më kokë për 1-0.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e Genoas që erdhi pas pesë minutash.
Cristian Kouame shënoi një gol të çuditshëm me dy prekje në portën e Giggi Buffon (1-1).

Genoa . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Juventusi me të gjithë arsenalin e tij iu sul portës së Genoas.
Shumë raste nga ‘Zonja e Vjetër’ , por që nuk sollën rezultat brenda 90 minutave.
Fitoren Juventusit ia siguroi Cristiano Ronaldo që nxori penallti dhe e ktheu në gol në minutën e katërt të kohës shtesë.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Juventusi kthehet lider me 26 pikë, një më shumë se Interi. /Telegrafi/