Home Shëndetësi Doktori i njohur e jep verdiktin: A do të jetoni më gjatë nëse e hani një mollë në ditë?

Doktori i njohur e jep verdiktin: A do të jetoni më gjatë nëse e hani një mollë në ditë?

2 min read
0
0
30
kujtesa

Jetëgjatësia mund të rritet duke bërë një stil të shëndetshëm të jetesës, siç është ngrënia e ushqimeve të caktuara.

Këshilla e njohur se duhet konsumuar një mollë në ditë, fillimisht është shfaqur në vitet e 1800’ta, transmeton Telegrafi.

Por, a ka ndonjë të vërtetë prapa kësaj këshille?

Doktori i njohur Dr. Chris Steele ka zbuluar se thënia e moçme faktikisht është e vërtetë dhe e rekomandon atë.

Fillimisht, mollët janë burim i mahnitshëm i fibrave – një nutrient i rëndësishëm që ndërlidhet me rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, tipit 2 të diabetit dhe kancerit të zorrëve.

Ndër tjerash, fibrat na ndihmojnë të ngopemi më shumë dhe dietat e pasura me to ndihmojnë në sistem të tretjes dhe e parandalojnë kapsllëkun.

Së dyti, Dr. Chris thotë se ngrënia e një molle në ditë jua zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe të trurit për 12%.

Këtë e bën duke i ulur nivelet e kolesterolit.

Dhe, në fund, mollët përmbajnë vitaminë C, që është antioksidant i fuqishëm natyral dhe që ka aftësinë t’i bllokojë disa prej dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira.

Vitamina C që gjendet në mollë gjithashtu mund ta forcojë rezistencën e trupit kundër agjentëve infektues. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Shëndetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…