Home Lajme Vushtrriasi Egzon Feka ,anëtar i njërit prej instituteve më prestigjioze të arkitekturës në botë

Vushtrriasi Egzon Feka ,anëtar i njërit prej instituteve më prestigjioze të arkitekturës në botë

6 min read
0
0
319
kujtesa

Pas marrjes së disa çmimeve të rëndësishme në arkitekturë, si çmimi “Gold Mention”, “Finalist Mention Award” dhe çmimin e nderit për projektin e muzeut të “Frank Lloyd Wright” në New York, fitoi edhe garën për të qenë anëtar i Institutit Amerikan të Arkitektëve “AIA Continental Europe”. Ky është Egzon Feka i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Garën për të qenë pjesë e njërit nga intitutet më prestigjioze në botë në fushën e arkitekturës ai e fitoi me projektin e grupit të tij, një nga 887 projektet nga vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në “Inspireli Awards”, me ç’rast Egzoni u zgjodh në mesin e pesë finalistëve, në kategorinë e Dizajnit Urban dhe Peisazhi.

Egzon Feka për Ndërtimi Media tregon për arritjen e radhës, këtë herë më një çmim ndryshe.

“INSPIRELI Awards është një garë anuale studentore, dhe këtë vit është mbajtur edicioni i 4-të i saj. Çdo vit, studentët e arkitekturës dërgojnë projektet e tyre universitare, të cilat analizohen dhe zgjidhen nga paneli i jurisë prej 150 arkitektëve botëror. Këtë vit 887 projekte nga 86 shtete janë dorëzuar, ku edhe une vendosa që të aplikoj me projektin të cilin e kemi punuar së bashku me ekipin tim në ishullin Roosevelt të New York-ut, dhe në fund u zgjodha në mesin e 5 finalistëve në kategorinë e Dizajnit Urban dhe Peisazhi, me ç’rast fitova të drejtën të bëhem anëtar i Institutit Amerikan të Arkitektëve AIA Continental Europe”, tregon Feka.

Bashkë me Xhensila Orgenin nga Shqipëria, Engin Akkan dhe Ozan Celik nga Turqia, dorëzuan projektin “Escape”, një projekt që është vazhdimësi e kampusit të Universitetit “Cornell Tech” në Amerikë, e që trajton temën e aktiviteteve rinore dhe sociale të ishullit Roosevelt, por edhe të gjithë New Yorkut.

“Projekti “Escape” është një projekt i cili u realizua në një zonë mjaft sensitive, pasi që ndodhet në mes të memorialit të Louis Khan dhe ish-spitalit Smallpox, në ishullin Roosevelt, i cili është nën mbrojtje të trashëgimisë së qytetit. Roosevelt Island sipas projektit tonë do të jetë një urë lidhëse në mës të dy anëve të New York-ut, Manhattan dhe Queens. Duke pasur parasysh rregullsinë urbane të New York-ut, Escape tregon se edhe parregullsia mund të krijoi një ambient të qetë për njeriun. Kjo mund të kuptohet nga ndërthurja e çrregullt e objekteve të projektit Escape”, rrëfen Egzon Feka.

Gjatë periudhës 7 mujore sa ka zgjatur realizimi i projektit, Egzoni tregon, që ndihmë të veçantë ka dhënë edhe profesori nga Universiteti më i madh teknik në Itali, “Politecnico di Milano”, Franceso Leoni, i cili duke mos kursyer kohën është konsultuar gjatë gjithë kohës me studentët.

Ai po ashtu tregon çfarë do të thotë kjo për të, si arkitekt i ri.

“Për një arkitekt të ri kjo do të thotë shumë, pasi që është një nga institutet më prestigjoze të arkitektures, dhe të jesh anëtar i tij si një arkitekt i ri, të motivon që të vazhdosh të punosh edhe më shumë drejt sukseseve edhe më të mëdha”

Puna e Egzon Fekës tani është përqëndruar në “Henning Larsen”, një nga zyret me të mëdha në botë për arkitekturë. Për shkak të angazhimit të madh në këtë zyrë, ai tregon, se i ka minimizuar angazhimet në projekte individuale, por jo për të hequr dorë plotësisht, sepse shumë shpejt do ta ketë gati një projekt për një garë të ardhshme.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…