Home Sport Ronaldo letër emocionuese vajzave të Portugalisë U17 dhe nga një dhuratë për secilën

Ronaldo letër emocionuese vajzave të Portugalisë U17 dhe nga një dhuratë për secilën

5 min read
0
0
63
kujtesa

Nga rrugët e Sao Pedro, Madeira, deri tek një nga karrierat më mëdha ndonjëherë – Cristiano Ronaldo është frymëzim për çdo futbollist në Portugali.

Ajo që e karakterizon atë është etika e tij e jashtëzakonshme e punës dhe uria për të pasur sukses. Është një mesazh që ai tani po përpiqet ta përcjell brez pas brezi tek bashkatdhetarët e tij.

34-vjeçari, i cili deri tani ka fituar 29 trofe, pesë Topa të Artë, dhe ka shënuar mbi 700 gola për klubin dhe kombëtaren, e ka dërguar një letër frymëzuese për U17 të femrave të Portugalisë, pasi ato arritën në raundin elitar të Euro 2020.

Shoqërimi i letrës u pasua edhe me nga një palë atlete Mercurials për secilën vajzë të ekipit.

Próxima Jornada@ProximaJornada1

The @selecaoportugal U17 Women’s team made it to the Euro 2020 elite round and received a gift from @Cristiano. A pair of boots with a personalised letter congratulating them.

(Vídeo c/o @selecaoportugal Instagram)3511:49 AM – Oct 27, 2019Twitter Ads info and privacySee Próxima Jornada’s other Tweets

Skuadra U17 tashmë ka treguar se kanë sukses, duke e mposhtur Izraelin 4-1 dhe Letonia 4-0 në dy ndeshjet e tyre të fundit.

Nuk është çudi që Ronaldo është i impresionuar me ecurinë e tyre.

Në letër thuhet:

“Përshëndetje vajza. Unë po ua dërgoj këto Mercurials me shpresën se do të ndezin ëndrrën tuaj – pavarësisht nga ëndrra juaj”.

“Kur isha fëmijë, kisha një ëndërr të thjeshtë por mjaft të çmendur. Tani nuk e kam fjalën për ëndrrat që keni kur flini – kjo është lloji i ëndrrës që ju e dëshironi aq shumë, saqë ju mban zgjuar tërë natën”.

“Doja të bëhesha lojtari më i mirë në botë. Unë ia kushtova jetën ëndrrës sime – në palestër, në fushën e stërvitjes dhe duke bërë çdo gjë të nevojshme”.

ESPN FC@ESPNFC

?

After Portugal’s U17 women’s team reached the elite round of Euro 2020 qualification, @Cristiano sent every player a new pair of boots and this letter

View image on Twitter

14.8K5:00 AM – Oct 28, 2019Twitter Ads info and privacy3,260 people are talking about this

“Është kaq e rëndësishme të kesh një ëndërr; është edhe më e rëndësishme të punosh shumë për të”.

“Unë e arrita ëndrrën time dhe shpresoj se mund ta arrini edhe ju tuajën. Prandaj, tani shkoni për të; nëse unë mundem, edhe ju mundeni”.

“Urime për atë që bëtë në Raundin e Elitë”.

“Qëndroni të përqendruar dhe mbani sytë tuaj në fitoren tjetër. Fat të mirë, shijoni këto atlete”, ka shkruar Ronaldo.

Shpesh flitet që Ronaldo është egotist, por ky i fundit ishte gjest plot klasë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…