Home Lajme Në Nju Jork protestuesit do t’i kujtojnë Serbisë krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Në Nju Jork protestuesit do t’i kujtojnë Serbisë krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

1 min read
0
0
33
kujtesa

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga ora 11.00. /kp/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…