Home Sport Marotta: Interi ka nevojë edhe për disa transferime në janar

Marotta: Interi ka nevojë edhe për disa transferime në janar

1 min read
0
0
40
kujtesa

Beppe Marotta ka thënë se Interi është në rrugë mjaftë të mirë, por ka nevojë të përforcohet në afatin e janarit.

Drejtori gjeneral i Nerazzurëve është shprehur shumë i kënaqur me punën e Antonio Contes, duke i bërë me dije se do të ketë disa transferime në afatin kalimtar të dimrit.

“E nisëm këtë rrugë për t’u rritur gradualisht dhe deri tani puna e Contes është mjaft e mirë”, ka thënë Marotta.

Beppe Marotta dhe Antonio Conte

“Kemi ndërtuar një grup të unifikuar, që punon shumë, por natyrisht që e ndjejmë nevojën për të përforcuar edhe më shumë skuadrën”

“Jemi optimistë për afatin e janarit dhe shpresojmë të kënaqim dëshirat e trajnerit, duke respektuar edhe parametrat ekonomikë të klubit”, ka thënë më tej drejtori i skuadrës italiane.

Interi aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juventusi që është në të parin. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…