Home Sport Guardiola sërish fjalë të mëdha për Messin

Guardiola sërish fjalë të mëdha për Messin

3 min read
0
0
54
kujtesa

Guardiola s’kishte asnjë dyshim, sapo e pa Messin të luajë vite më parë, e kuptoi se më të në fushë, Barça do të përjetonte epokën më të mirë në histori. Ashtu edhe ndodhi, me Messin në skuadër, Barcelona deri më tani ka fituar 35 trofe.


Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se sapo e kishte parë Lionel Messin duke luajtur për herë të parë, ai e dinte se klubi do të ‘fitonte gjithçka’.

Guardiola, tani trajner i Manchester City, ka udhëhequr Barcelonën në 247 ndeshje, ka fituar tre trofe të La Ligës, dy herë Kupën e Mbretit, dy herë trofeun e Champions Leagues, dhe shumë e shumë trofe të tjerë.

“Veçse më kishin thënë disa nga klubi se ka shumë lojtarë të mirë në ekip. Më thanë se është një djalosh shumë i ri, por që shënon shumë gola dhe është shumë i mirë”, tha Guardiola për “Radio Catalunia”.

“Nuk e njihja dhe një ditë e pash atë me babain e tij në dyqanet e NIKE. E pash, dukej i vogël dhe i turpshëm dhe mendova: ‘A është ky aq i mirë sa edhe thonë?’.

“Nisëm prasezonin në Skoci, fituam 6-1, 5-0 dhe ai shënonte tre gola për ndeshje. Dhe menjëherë mendova, me të, ne do të fitojmë gjithçka”, deklaroi mes tjerash Guardiola, transmeton Express.

Nën urdhëratë e Guardiolës, Messi shumicën e ndeshjeve i ka luajtur si 9-sh fals dhe nisi t’i rrisë numrat në mënyrë impresionuese.

Pa Guardiolën, ai kishte shkuar në 17 gola në sezon, me të ardhur Guardiola – Messi përfundoi sezonin e parë me 38 gola, të dytin me 47 dhe të tretin me 53. Kurse më pas, pjesa tjetër është histori, ka shënuar disa sezone mbi 50, 60 dhe ka shkuar edhe mbi 70 gola – shifra vërtetë të frikshme.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…