Home Lajme Edhe sot mot me diell

Edhe sot mot me diell

1 min read
0
0
47
kujtesa

Sot mbi vendin tonë mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa nga veriu i kontinentit një sistem frontal gradualisht do të shtrihet mbi rajonin tonë.

Ditën e mërkurë dhe të enjte, ky front do të kalojë edhe mbi vendin tonë që pritet të sjellë vranësira, e ditën e enjte priten edhe reshje të dobëta shiu.

Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon do të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare.

Ditën e sotme kualiteti i ajrit mbetet përreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me kalimin e frontit mbi vend dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror, nga dita e mërkurë do të zbresin përreth vlerave të mira dhe mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22 gradë celsius./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…