Home Sport Drogba zgjedh favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë

Drogba zgjedh favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë

2 min read
0
0
46
kujtesa

Didier Drogba ka zgjedhur Sadio Manen e Liverpoolit si favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë për këtë vit.

Senegalezi është në listën e ngushtë prej 30 lojtarëve për ta fituar çmimin më të madh individual për një lojtar, pas formës së mirë që tregon te Liverpooli në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve, derisa paraqitje të mirë kishte edhe për kombëtaren.

Rregullo ndriçimin sipas dëshirës tuaj me poçin Smart Bulb LEDs permes aplikacionit V-Tac

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

27-vjeçari është në listë së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë të The Reds, mirëpo Drogba mendon se është pikërisht Mane që e meriton këtë trofe.

“Favoriti për Topin e Artë? Për mua është Sadio Mane. Suksesi i tij ishte në Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, dhe në Kupën e Afrikës”, ka thënë legjenda e Chelseat.

“Çfarë bën ai në Ligën Premier, ka pak lojtarë që mund ta bëjnë atë gjë. Do të ishte një gjë fantastike nëse ai arrin ta fitojë çmimin”

“Madje edhe Mohamed Salah apo Pierre Emerick-Aubameyang nuk janë larg, pasi janë duke e ngritur nivelin e tyre në çdo sezon”, ka shtuar më tej Drogba.

Deri më tani, favoritë për ta fituar Topin e Artë janë, Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

RTV Dukagjini
Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…