Home Sport Emery nuk garanton nëse Xhaka do të vazhdojë të mbetet kapiten

Emery nuk garanton nëse Xhaka do të vazhdojë të mbetet kapiten

2 min read
0
0
45
kujtesa

Granit Xhaka (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk ka garantuar nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të mbetet trajner i Arsenalit pas sjelljeve të tij në ndeshjen e të dielës mbrëma.

Mesfushori shqiptar po merr kritika të njëpasnjëshme për sharjen e tifozëve në momentin e zëvendësimit në sfidën ndaj Crystal Palace, e cila përfundoi baras.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Topçinjve deklaroi se veprimi i futbollistit ishte shumë i gabuar dhe se klubi do të bisedonte më të për këtë gjë.

Unai Emery (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

“Do të flasim me të. Në një moment, ai ishte shumë i nevrikosur. Reagimi i tij ishte i gabuar. Tash duhet të jemi të qetë dhe të bisedojmë me të brenda klubit për atë reagim”.

“Ne jemi këtu, sepse kemi tifozë. Ne luajmë për ata dhe duhet t’i respektojmë, qoftë nëse na duartrokasin apo na kritikojnë”, u shpreh Emery pas lojës.

Ndërsa kur u pyet drejtpërdrejt se a do të vazhdojë Xhaka ta bartë shpirtin e kapitenit, trajneri theksoi: “Tash nuk është koha që të flasim për çështjen e kapitenit, por ne po punojmë me secilin lojtar për ta menaxhuar përballjen me presionin”.

“Mund të luajmë me zemrat tona dhe nganjëherë nxehemi në momente të vështira, por gjithmonë duhet të jemi të mençur”, ka shtuar Emery. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…