Home Sport Besart Berisha vazhdon me gola në Australi

Besart Berisha vazhdon me gola në Australi

1 min read
0
0
44
kujtesa

Besart Berisha ka vazhduar duke shënuar gola me tu rikthyer në kampionatin australian.

Ylli nga Kosova ka shënuar edhe një gol për skuadrën e tij Wester United në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Australisë.

Në fakt skuadra e prishtinasit ka pësuar humbje nga gjiganti australian Melbourne City 1-2.

Berisha realizoi golin e barazimit në minutën e 66-të nga penalltia.

Për Berishën ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit australian pas tri xhirove të para.

Wester United ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me katër pikë dhe ndeshjen e ardhshme e luajnë në udhëtim te Melbourne Victory ku do të ketë një derbi shqiptarësh mes Migjen Bashës e Besart Berishës. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…