Home Lajme Ambasadori amerikan shkon në zyrën e LDK-së, pak para fillimit të takimit LDK-LVV

Ambasadori amerikan shkon në zyrën e LDK-së, pak para fillimit të takimit LDK-LVV

1 min read
0
0
39
kujtesa

Pak para fillimit të takimit të tretë të grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, në selinë kryesore të LDK-së, është parë duke hyrë edhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.

Ende nuk dihet nëse Kosnett do të jetë pjesë e takimit mes dy grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së, apo do të takohet vetëm me përfaqësuesit e LDK-së.

Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë takimet në përpjekje të arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se nga takimi i fundit, dy partitë janë pajtuar për formatin qeverisës me 12 ministri.

Takimi i parë LDK-VV pas zgjedhjeve ka ndodhur mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 25.50 për qind, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…