Home Lajme VV-LDK, pritet të takohen sërish nesër

VV-LDK, pritet të takohen sërish nesër

1 min read
0
0
43
kujtesa

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes, të hënë pritet të takohen sërish grupet punuese të dyja subjekteve politike.

Siç ka njoftuar së fundi Vetëvendosje, takimi do të fillojë në orën 15:00 në zyrën e LDK-së.

Të dyja partitë thanë herën e fundit kur u takuan, se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Albin Kurtit nga LVV dhe Vjosa Osmanit nga LDK. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…