Home Sport Vedat Muriqi përfundon në radarin e Interit

Vedat Muriqi përfundon në radarin e Interit

2 min read
0
0
55
kujtesa
Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.

Muriqi është duke kaluar nëpër një formë jetësore me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë në futboll, por edhe me Kosovën.

Nga tetë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, sulmuesi prizrenas ka arritur t’i shënojë katër gola vendimtar për skuadrën nga Stambolli

Forma e tij e mirë kanë bërë që 25-vjeçari të kërkohet nga klube të njohura evropiane si Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Lazio.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithatë, sipas mediave turke interesimi për Muriqin është rritur dhe tani garës i është bashkuar edhe një klub i madh italian

Sipas mediumit Gunes, Interi i Antonio Contes është klubi i fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.

Edhe pse Interi ka në dispozicion sulmues si Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez, ata duan edhe të një sulmuesi tjetër. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…