

Sot (e enjte) zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar katër ndeshjet e para të javës së rregullt në Superligën e Kosovës, ku nuk pati befasi.
Të martën, Feronikeli fitoi minimalisht te Vushtrria, ndërsa të mërkurën fitore shënuan Gjilani ndaj Llapit, Trepça ’89 ndaj Ferizajt dhe Drenica ndaj Dukagjinit.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet rreth Superligës së Kosovës
Sot zhvillohen edhe dy takimet e mbetura për të kompletuar javën e 11-të apo fazën e parë të Superligës së Kosovës.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret rivalin e viteve të fundit Dritën në derbin e kësaj jave, me takimin që fillon nga ora 18:00.

Prishtina dhe Drita kanë krijuar rivalitet më madh viteve të fundit
Ndeshja tjetër është e paraparë të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Flamurtarin nga ora 14:00.
Java e 12-të është e paraparë të zhvillohet në fundjavë. /Telegrafi/