Home Sport Situata e ndryshuar e Paulo Dybalas – nga i padëshiruar në motorin e Juventusit

Situata e ndryshuar e Paulo Dybalas – nga i padëshiruar në motorin e Juventusit

2 min read
0
0
48
kujtesa
Paulo Dybala te Juventusi .  (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Paulo Dybala te Juventusi . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Paulo Dybala, përgjatë këtij sezoni sa herë është aktivizuar ka lërë gjurmë, si me gola ashtu edhe me asistime.

Në fakt, paraqitjet e argjentinasit janë përgjigjja më e mirë që sulmuesi ka mundur t’u japë drejtuesve të klubit dhe trajnerit Maurizio Sarri.

Gjatë verës, ishin si skuadra me PSG-në dhe Manchester Unitedin që trokitën në derën e Juventusit, u kishte edhe oferta nga ana e këtyre klubeve.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Madje drejtori sportiv i tyre, Leonardo, ishte i gatshëm të bënte çmos për të transferuar Dybalan në “Parque des Princes”.

Ofertave të bërë, ishte Dybala që iu thoshte “jo”, duke i refuzuar, pastaj edhe klubi bardhezi.

Dybala edhe pas një vere me plot fjalë, vazhdoi të ishte pjesë e Juventusit. Pavarësisht skepticizmit ndaj tij, argjentinasi është shfaqur sërish si lojtar kryesor.

Festa e Paulo Dybalas . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Tri gola deri më tani dhe lojë shumë e mirë e tij në çdo paraqitje. Pikërisht ajo çka prisnin të gjithë prej tij.

Edhe pse roli si lojtar titullar ende nuk është garantuar për të, për shkak edhe të konkurrencës së madhe, sulmuesi gradualisht po merr atë çka i takon, respektin e të gjithëve. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…