Home Sport Real Madridi do ta tentojë Lewandowskin që në janar

Real Madridi do ta tentojë Lewandowskin që në janar

2 min read
0
0
42
kujtesa
Robert Lewandowski. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Robert Lewandowski. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Robert Lewandowski këtë sezon po shkëlqen dhe kjo ka bërë që interesimi i Real Madridit të rikthehet për polakun.

Sipas “Ok Diario”, klubi mbretëror do të bënë ofertë që në janar për lojtarin që ka shënuar 21 gola këtë sezon.

Polaku ka shënuar 18 gola në vetëm 13 ndeshje me fanellën e Bayern Munich në të gjitha garat në sezonin 2019/20 dhe tri tjera me kombëtaren.

Robert Lewandowski . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ai e tregoi klasin e tij në mesjavë edhe në Ligën e Kampionëve, kur shënoi ndaj Olympiacosit dy herë.

31-vjeçari ka shënuar në 12 ndeshje radhazi me Bayernin këtë sezon dhe nuk ka realizuar vetëm në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit në gusht.

Robert Lewandowski . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Presidenti i Real Madridi, Florentino Perez do të tentojë ta transferojë polakun në janar, sipas “Ok Diario”.

Ky është një mision shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur, sepse Bayerni nuk ka ndërmend që të heqë dorë sulmuesi i tij që është prej më të mirëve në qarkullim. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…