Home Lajme Palmer: I zhgënjyer për moshapjen e negociatave, boshllëkun mund ta mbushin Rusia e Kina

Palmer: I zhgënjyer për moshapjen e negociatave, boshllëkun mund ta mbushin Rusia e Kina

2 min read
0
0
28
kujtesa

Vendimi i KE-së për të mos hapur negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë sjell reagime ditët e fundit dhe nga SHBA-ja.

Gjatë një seance të Komisionit të Jashtëm të Senatit, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer u shpreh se ishte i zhgënjyer për mbylljen e derës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre evropian.

“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel. Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma”, tha zoti Palmer.

Zyrtari amerikan shtoi se vendimi i fundit rrezikon gërryerjen e besueshmërisë te BE dhe krijon një boshllëk që vende si Kina dhe Rusia janë të gatshme ta mbushin.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…