Home Lajme Limaj: Kemi pritur më shumë se tetë deputetë, dalja masive në zgjedhje prishi matematikat

Limaj: Kemi pritur më shumë se tetë deputetë, dalja masive në zgjedhje prishi matematikat

1 min read
0
0
47
kujtesa

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është rikthyer në televizion pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të gjitha sondazheve dhe parashikimeve NISMA Socialdemokrate ka pritur 8 e më shumë deputetë.

“Por këto zgjedhje kanë pasur specifika tjera dhe dalja shumë e madhe në zgjedhje ka prishur edhe matematikat tona”.

Ai ka thënë se në bazë të gjitha të dhënave që kanë deri më tani NISMA është në Kuvend por sipas tij pakënaqësitë ekzistojnë edhe për këtë rezultat.

Limaj ka thënë se në këto kalkulime nuk llogaritë edhe “votat e kontrabanduara nga Serbia”.

I pari i NISMA-s thotë se votat nga Serbia janë dërguar jashtëligjshëm dhe si të tilla nuk duhet procesuar.

Ai thotë se pse për diasporën tonë duhet të ketë kritere tjera, ndërsa për serbët që jetojnë jashtë Kosovës të përdoret kriter tjetër./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…