Home Lajme Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, zyrtarët përdorin maska

Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, zyrtarët përdorin maska

2 min read
0
0
39
kujtesa

Pas 10 ditëve sot për herë të parë janë hapur dyert e hapësirës ku po qëndrojnë zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia. Në këto hapësira janë parë zyrtarë të verifikimit të fletëvotimeve, të cilët janë veshur me rroba sigurie dhe maska.

Mbyllja e kësaj hapësire që ndodhet brenda ambientit të Ministrisë së Infrastrukturës u bë nga 13 tetori, kur zyrtarë që po merreshin me verifikim të zarfeve të ardhura nga Serbia iu lajmërua një alergji që çoi në hospitalizim të më shumë se 20 personave.

Zyrtarët për verifikim të zarfeve me fletëvotime nga Serbia të cilët punën e tyre e rifilluan pas 10 ditësh, për KosovaPress kanë deklaruar se po ndihet aroma e njëjtë sikur ditën e 13 tetorit kur janë hapur për herë të parë këto zarfe. Ndërsa ata janë pajisur me maska, dorëza e veshje të veçantë.

Aktualisht prokuroria ka bërë të ditur se mostrat e zarfeve të ardhura nga Serbia janë dërguar për verifikim jashtë vendit, ndërsa KQZ bëjnë të ditur se ka filluar shqyrtimi dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. /KP/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…