Home Lajme Thaçi thotë se Ali Uka, natën kur u vra, ishte me njerëz të Berishës

Thaçi thotë se Ali Uka, natën kur u vra, ishte me njerëz të Berishës

3 min read
0
0
68
kujtesa

E izoluar nga të gjitha anët, prokuroria vendos edhe njëherë të arkivojë dosjen në datën 10 tetor të vitit 1997.

Disa muaj para asaj dite, në 29 korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Uka, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vrasja e Aliut, sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij, që u akuzua në Tiranë, por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Hashim Thaçi, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, rrëfen ai.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në ‘Gazetën Shqiptare’, ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi, në emisionin Top Story të top Channel.

Për vrasjen u arrestua kushëriri i tij Selman Uka. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arratiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…