Home Lajme Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

2 min read
0
0
35
kujtesa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i ShBA-së.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu sipas tij tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake.

“E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999. Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”,

Ndryshe Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…