Home Lajme Osmani: Institucionet duhet të përqendrohen te sundimi i ligjit, punësimi, arsimi e shëndetësia

Osmani: Institucionet duhet të përqendrohen te sundimi i ligjit, punësimi, arsimi e shëndetësia

1 min read
0
0
30
kujtesa

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağrı Sakar.

Siç njofton LDK, në takim ambasadori e njoftoi Osmanin se Turqia është e interesuar të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe të rrisë bashkëpunimin në rrafshin politik, diplomatik dhe atë ekonomik.

Nënkryetarja Osmani, nga ana tjetër, e njoftoi ambasadorin turk për procesin zgjedhor në Kosovë dhe ecurinë e bisedimeve me LVV-në, si dhe për sfidat që e presin Kosovën në vijim.

Ajo theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përqendrohen në çështje e tema që janë preokupim i qytetarëve të Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, punësimi, arsimi e shëndetësia.

Për më tepër, ajo theksoi edhe reformat që janë të nevojshme për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, si orientim i qartë strategjik i popullit të Kosovës.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…