Home Sport NBA fillon sezonin e ri me dy super ndeshje, Clippers fitojnë derbin ndaj Lakers

NBA fillon sezonin e ri me dy super ndeshje, Clippers fitojnë derbin ndaj Lakers

2 min read
0
0
32
kujtesa
LeBron James - Kawhi Leonard (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

LeBron James – Kawhi Leonard (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Kampionati më i fortë në botë, ai amerikan NBA ka filluar sezonin e rregullt 2019/20 në basketboll.

Sezoni i ri në NBA ka filluar me dy super-ndeshje pas mesnatës të së martës, ku LA Lakers ka luajtur me LA Clippers, ndërsa Toronto Raptors ndaj New Orleans Pelicans.

Të dy takimet kanë qenë shumë të forta, me emocione dhe fituesi është zbuluar vetëm në fund.

Kawhi with the left in #PhantomCam!#KiaTipOff19 #ClipperNation pic.twitter.com/afEwnUl1ff

— NBA (@NBA) October 23, 2019

Clippers kanë arritur ta fitojnë derbin lokal ndaj Lakers me rezultat 112:102 pas një paraqitje të mirë në çerekun e fundit.

Lojtari më i dalluar te Clippers ishte Kahwi Leonard me 30 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Lakers ishte Danny Green me 28 pikë e 7 kërcime.

Kawhi Leonard’s 30 PTS, 6 REB, 5 AST lifts the @LAClippers over LAL at Staples Center! #KiaTipOff19 #ClipperNation

Lou Williams: 21 PTS, 7 AST
Montrezl Harrell: 17 PTS, 7 REB
Danny Green: 28 PTS, 7 3PM
Anthony Davis: 25 PTS, 10 REB, 5 AST
LeBron James: 18 PTS, 9 REB, 8 AST pic.twitter.com/JbPnwBMxgy

— NBA (@NBA) October 23, 2019

Në anën tjetër, ndeshja mes Toronto dhe Pelicans, përfundoi me fitoren e ekipit kanadez pas vazhdimeve me rezultat 130:122, pasi loja e rregullt përfundoi 117:117.

Në këtë ndeshje, lojtarët më të dalluar ishin Pascal Siakam me 34 pikë e 18 kërcime te Torono dhe Kyle Lowry me 22 pikë e 6 asistime. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…